Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, duke zbatuar edhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, pas hartimit të planit operativ me DRP-Gjakovë dhe me asistimin e dy drejtorive Rajonale të Policisë Prizren dhe Pejë, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë departamenti për krime të rënda, është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse ndaj 7 të pandehurve duke përfshirë 10 lokacione të ndryshme në Gjakovë, në të cilin aksion kanë marrë pjesë rreth 90 zyrtarë policor.
“Gjatë bastisjes janë gjetur ne cilësi të provave materiale dhe sendeve të dyshuara, dhe janë sekuestruar 16 vetura, dy moto çikleta, pesë armë të llojeve të ndryshme, USB-ja, telefona, dokumente, kontrata, regjistra, para dhe prova tjera, ku dyshohet se janë të përfituara me kryerjen e veprës penale të fajdesë”, thuhet në njoftimin për media nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Pas përfundimit të aksionit janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Fajdesë” nga neni 331,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa dy persona të tjerë gjenden në arrati dhe të njëjtin janë në kërkim policor.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë të pandehurve, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku pritet që gjatë ditës të mbahet seanca dëgjimore në lidhje me kërkesën e prokurorisë./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia tregon se çka u sekuestrua në aksionin kundër fajdes në Gjakovë
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet
Haradinaj gati për nesër: Gjithmonë në përkrahje të luftës s...
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët