15 viktima në Greqi, një varkë fundoset, tjetra përplaset me shkëmbin

10:25 | 6 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Të paktën 15 emigrantë  humbën jetën në orët e para të mëngjesit  në detin mes Lesvos dhe Turqisë, kur një  gomone që po  transportonte në Greqi u fundos në brigjet e ishullit grek.

Deri më tani janë shpëtuar nëntë gra dhe janë dërguar në spitalin e Mitilinit.

Sipas tyre në bord ndodheshin rreth 40 persona, kështu që operacioni i kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar në kushte ekstreme të motit.

Roja bregdetare tha se 15 trupa ishin gjetur pranë ishullit lindor të Lesbos. Pesë persona u shpëtuan dhe tre ishin vendosur në një dalje shkëmbore pranë vendit të fundosjes.

Një përpjekje e dytë e shpëtimit u krye  disa qindra kilometra (milje) në perëndim, pranë ishullit Kythira, ku një varkë me rreth 100 emigrantë goditi shkëmbinjtë dhe u mbyt.

Zyrtarët thanë se 30 njerëz u shpëtuan pasi  varka u  perplas me shkëmbinjtë në portin e fshatit Diakofti.

Forcat e shërbimit zjarrfikës ulën litarët për të ndihmuar emigrantët të ngjiteshin në shkëmbinjtë.

Një shkollë u hap për të siguruar strehim për të shpëtuarit. Shumica e emigrantëve që arrijnë në Greqi udhëtojnë nga Turqia fqinje, por kontrabandistët kanë ndryshuar rrugë muajt e fundit në një përpjekje për të shmangur ujërat e patrulluara rreth ishujve grekë pranë vijës bregdetare turke.

Kythira është rreth 400 kilometra (250 milje) në perëndim të Turqisë dhe  një rrugë që shpesh përdoret nga kontrabandistët për të anashkaluar Greqinë dhe për t’u nisur drejtpërdrejt në Itali./euronews/

Shpërndaje në rrjete sociale