Kosova është mysafire e Irlandës së Veriut në takimin që fillon në ora 18:00, e që luhet në kuadër të Ligës C, Grupit të 2-të.
Dardanët për këtë ndeshje do të kenë mungesën e Amir Rrahmanit që është i lënduar, derisa pjesë e skuadrës (të konfirmuar më herët) nuk do të jenë as Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi.
Përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë me Aro Muric në portë, ndërsa mbrojtja i është befasuar Florent Hadërgjonajt, Betim Fazlijit, Fidan Alitit dhe Donat Rrudhanit, shkruan telegrafi.
Në mesfushë do të jenë treshja, Ibrahim Dresevic, Bersant Celina dhe Florent Muslija.
Në sulm luajnë Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani.
Te Irlanda e Veriut në mbrojtje është John Evans, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Josh Magennis dhe Dion Charles.
Skuadra jonë do të tentojë që nga ky takim të largohet me tre pikë, pasi aktualisht ka gjashtë, gjashtë më pak se Greqia që është lider.
Irlanda e Veriut: Farell, Bradley, Lewis, Flanagan, J. Evans, Saville, Davis, C. Evans, McNair, Charles, Magennis.
Kosova: Muric, Hadwrgjonaj, Fazliji, Alitit, Rrudhani, Dresevic, Celina, Muslija, Rashica, Muriqi, Rashani.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës