Franca është kualifikuar për në finalen e Kampionatit Evropian në basketboll, pasi mposhtën Poloninë në gjysmëfinale me rezultat 95:54.
Të dyja përzgjedhjet luajtën dobët në sulm në fillim të ndeshjes, kështu që në çerekun e parë u shënuan vetëm 24 pikë.
Francezët patën avantazhin më të madh prej shtatë pikësh (13:6).
Edhe para pushimit francezët luajtën një mbrojtje fantastike, kështu që avantazhi vetëm sa u rrit dhe në pjesën e parë dhe arriti në 16 pikë (34:18).
Polakët nuk patën zgjidhje as për sulmet franceze në pjesën e dytë dhe tashmë në çerekun e tretë dihej emri i finalistit.
Madje në një moment francezët ishin 29 pikë diferencë, të cilët luajtën me seriozitet deri në fund të ndeshjes, ndaj polakët pësuan një disfatë të rëndë në fund.
Më i miri për Francën ishte Guerschon Yabusele me 22 pikë, ndërsa Evan Fournier dhe Elie Okobo shënuan secili nga 10 pikë. Michal Michalak dhe AJ Slaughter shënuan nga 9 pikë për Poloninë.
Në finalen e Eurobasket 2022, Franca do të luajë kundër fituesit të duelit mes nikoqirëve Gjermaninë dhe Spanjën.
Kjo ndeshje luhet sonte në orën 20:30. /Telegrafi/
Boys just wanna have fun ?♂️#EuroBasket x #BringTheNoise
? https://t.co/XA74VljBO4 pic.twitter.com/UJmsaiCwBE
— #EuroBasket 2022 (@EuroBasket) September 16, 2022
? BREAKING NEWS ?
No upsets today.#EuroBasket x #BringTheNoise
— #EuroBasket 2022 (@EuroBasket) September 16, 2022
Parashikimi i motit për të enjten
Theren me thikë dy të persona në Lipjan, policia jep detaje
Man City eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup dhe kuali...
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...