Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, ku njoftuan se i pari i FIFA-s, Gianni Infantino, do ta vizitojë Kosovën.
Një vizitë shumë e rëndësishme për futbollin e Kosovës, që ishte paralajmëruar më parë.
“KE u njoftua nga presidenti Agim Ademi se FFK-në do ta vizitojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës”.
“Për këtë vizitë KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit botëror Katari 2022”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Futbolli i Kosovës ka patur rritje të madhe në vitet e fundit si në ekipet kombëtare, po ashtu edhe te klubet. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për të enjten
Theren me thikë dy të persona në Lipjan, policia jep detaje
Man City eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup dhe kuali...
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...