Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të pandehurve A.M. dhe L. M.
Sipas njoftimin, ekziston dyshimi se dy të pandehurit gjatë muajit mars e prill në fshatin Pasjak dhe Velekincë e kanë detyruar të një të mitur të kryej akte seksuale pa pëlqimin e saj.
“Me këto veprime të pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale, dhunimi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.
Ndërsa, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake, masa e caktimit të paraburgimit është arsyetuar pasi masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale./arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic