Michael Jackson përdori 19 karta identiteti false për të marrë drogë. Kjo u zbulua nga New York Post duke cituar dokumentarin e ri “TMZ Investigates: Who Really Killed Michael Jackson”, që pritet të dalë në shtator.
Jackson u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Los Anxhelos në qershor të 2009-s. Vdekja u shkaktua nga një mbidozë e disa ilaçeve dhe çështja u mbyll si vrasje. Mjeku i tij, Conrad Murray, u konsiderua përgjegjës për vdekjen e tij. Murray u dënua me katër vjet burg. Edhe pse mjeku ishte përgjegjës kryesor, sipas dëshmive në dokumentar, abuzimi me drogën i yllit të popit ishte i mundur falë disa mjekëve.
“Rrethanat që çuan në vdekjen e tij janë rezultat i disa mjekëve që e lejuan atë të diktonte kushtet e tij, të merrte ilaçet që donte, kur dhe ku donte. Të gjitha janë arsyeja që ai vdiq”, shpjegoi Orlando Martinez, detektivi i LAPD-së i caktuar në këtë rast.
Sipas Ed Winter, mjek i kontesë së Los Anxhelosit, Jackson kishte krijuar 19 identitete të rreme.
Kirurgu plastik Harry Glassman, deklaroi se këngëtari shkonte te disa mjekë për të blerë ilaçe dhe qetësues. Sipas tij, “Michael është përgjegjës për vdekjen e tij, por sigurisht mori shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor”./aktuale/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...