Dy persona kanë humbur jetën në një sulm me armë në një supermarket në Oregon, SHBA, të dielën në mbrëmje, sipas mediave të vendit.
Oficerët iu përgjigjën raporteve për një sulm në dyqanin në Bendin verilindor pak pas orës 19:00, tha zëdhënësja e Departamentit të Policisë Bend, Sheila Miller. Raportohet se një person hapi zjarr me armë në parkimin e supermarketit, dhe më pas hyri brenda dyqanit duke qëlluar sërish.
Autori vazhdoi të ecte nëpër dyqan dhe qëlloi duke vrarë dy persona. Personi që besohet të jetë sulmuesi u gjet i vdekur brenda dyqanit Safeëay, tha policia e Bend në një deklaratë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...