Angel Di Maria debutoi me gol dhe asistim në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj Sassuolos, por argjentinasi u zëvendësua në pjesën e dytë pas një shqetësimi në kofshë.
Ai mbërriti herët në mëngjes në J Medical për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore për rreth 45 minuta.
Pas dy orësh mbërritën edhe rezultatet e testeve, të cilat zbuluan, siç shkruhet në njoftimin e Juventusit, “një dëmtim të lehtë të aduktorit të zgjatur të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh do të bëhen vlerësime të tjera”, shkruan telegrafi.
Argjentinasi do të detyrohet të humbasë ndeshjen e së hënës, më 22 gusht, në fushën e Sampdorias.
Shpresa e Allegrit është ta ketë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës më 27 gusht, në shtëpi, kundër Romës, por duket e vështirë.
? Super snaps from our season-opening #JuveSassuolo success ?
— JuventusFC (@juventusfcen) August 16, 2022
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten