Lëvizja Vetëvendosje i ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për pozicionet drejtuese.
“Pas përfundimit të procesit zgjedhor në nivelin e parë organizativ, në Pika, ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të shtrira në lagje e fshatra, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga sot, shpallë zgjedhjet e brendshme për nivelin e dytë dhe të tretë organizativ”, thuhet në kumtesë.
Ky subject politik ka shtuar se niveli i tretë i zgjedhjeve është – Kryetar/e të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Kryetare të GVV. Kryetar/e të RVV.
Ndërsa, niveli i dytë, Kryetar/e Qendre, Kryetare të GVV në Qendës, Kryetar/e të RVV në Qendër.
“Komisioni Zgjedhor i Ad-hoc i Qendrës (KZAQ) njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra … të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionet e lartëcekura, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga sot, 15 gusht deri më 23 gusht 2022”, vazhdon kumtesa.
“Kandidatët e interesuar për të kandiduar, deklaratën e kandidaturës për të gjitha pozitat dhe nivelet mund ta marrin në zyrën e qendrës dhe të njëjtën ta dorëzojnë te Komisioni Zgjedhor i Ad-hoc i Qendrës (KZAQ), ashtu siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...