Një banesë në fshatin Mbolan në Berat është përfshirë nga flakët. Shkak për zjarrin e rënë në banesë është bërë “rrufeja”. Mësohet se zjarri ka rënë në mesin e shtëpisë ku jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.
Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, ndërkohë që familjarët kishin dalë më herët nga banesa, pikërisht në momentin kur edhe u shfaqën flakët e para të zjarrit.
Sipas ABC, zjarrfikësit kanë hyrë mes flakëve dhe kanë nxjerrë pa djegur nga një nga sirtaret e dhomës së gjumit paratë e familjes së Artan Ajazit, rreth 20 mijë Euro.
Në banesën që u shkrumbua totalisht nga flakët jetonin dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi.
Artani jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe të katër dolën pa asnjë lëndim nga banesa, ndërkohë që Agimi me familjen e tij jetojnë prej disa muajsh jashtë shtetit.
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...