Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me vizitën e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u pritën në takim nga Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
LVV-ja përmes një postimi në Facebook thotë se Amerika përsëriti qëndrimin se dialogu Kosovë–Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.
“Në qendër pra e jo në fund. Në qendër të marrëveshjes njohja reciproke e jo asociacioni. Në qendër njohja e jo kompromisi. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka mbajtur këtë qëndrim që më pas u përkrah edhe nga presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Tash, për herë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri