Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Manifesta 14 është një moment ideal për të ri dëshmuar identitetin tonë evropian.
Sipas saj Prishtina do të jetë referencë globale e ngjarjes së madhe kulturorë.
“Për 100 ditë, kryeqyteti i Kosovës do të jetë referencë globale e ngjarjes së madhe kulturore Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade” ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani tha se hapja e edicionin e katërmbëdhjetë të Manifestës, përkon me 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Patëm kënaqësinë mbrëmë që ta hapim edicionin e katërmbëdhjetë të Manifestës, i cili përkon me 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, tha Presidentja.
Tutje ajo tha se Prishtinës i ka hije kur grumbullon njerëz nga vende të ndryshme të botës.
“Prishtinës, i ka hije kjo pamje, kur grumbullon njerëz nga vende të ndryshme të botës për ta shpërfaqur shpirtin e saj rinor, sikurse edhe hapjen ndaj kulturave e kombeve të tjera”, ka shkruar në fund Presidentja Osmani.
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës