Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur një delegacion amerikan të prirë nga, Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson, thuhet në një komunikatë për media.
Më këtë rast ministri Sveçla ka vënë në pah bashkëpunimin e shkëlqyer mes Institucioneve të Kosovës, në veçanti të MPB-së dhe agjencive të saj me SHBA-të, i cili përmes programeve mbështetur nga INL, ICITAP dhe të tjera, po vazhdojnë të mbështesin procese të rëndësishme, të cilat po ndihmojnë në sundimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës.
Ministri Sveçla theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar në luftën e pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit me theks të veçantë në luftimin e trafikimit të narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit të armëve etj.
Ndërsa Johnson përgëzoi arritjet e deritanishme si dhe theksoi se ministria e Punëve të Brendshme është një partner i rëndësishëm, dhe për këtë vlerësoi se bashkëpunimi për forcimin dhe zbatimin e ligjit do të vazhdojë.
Të dy palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e vendit por dhe në stabilitetin rajonal./arbresh.info/
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...