Partia Konservatore në Britani të Madhe ka zgjedhur Rishi Sunak dhe Lizz Truss, si dy finalistë në zgjedhjet për të zëvendësuar kryeministrin Boris Johnson.
Këta emra kanë dalë pas votimit të zhvilluar të mërkurën.
Ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt, ka dalë e treta dhe si e tillë është eliminuar nga gara.
Në garë përballen Sunak, ish-shef i Thesarit britanik, që ka udhëhequr ekonominë e Britanisë përgjatë pandemisë së koronavirusit, kundër Truss, e cila në pozitën e ministres së Jashtme, ka qenë në krye të qëndrimit britanik ndaj pushtimit rus në Ukrainë.
Të dy konkurrentët do të bëjnë fushatë në javët në vijim për të bindur rreth 180,000 anëtarët e Partisë Konservatore me të drejtë vote.
Fituesi i zgjedhjeve do të bëhet publik më 5 shtator, dhe kushdo që merr kryesimin e partisë, e merr me automatizëm edhe pozitën e kryeministrit.
Johnson, i cili ka dhënë dorëheqje më 7 korrik, pas disa muajsh të skandaleve etike, vazhdon të jetë në krye të Qeverisë britanike, derisa t’i zgjidhet pasardhësi./REL/
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...
Haradinaj bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu në 28-...
Ish-nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti aderon në PDK
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një ...
Haxhiu: Gjetjet e CERD-it konfirmojnë diskriminimin ndaj shq...
Kvaratskhelia, makina e golave dhe asistimeve që po bën hist...