Ricky Martin është akuzuar për incest nga nipi i tij 21-vjeçar dhe rrezikon deri në 50 vite burg nëse dënohet.
Në fillim të muajit, këngëtari i famshëm mori një urdhër-ndalimi për dhunë në familje, por nuk u zbulua identiteti i viktimës. Por, sipas “Marca”, vëllai i tij, Eric Martin, ka zbuluar se viktima është nipi i Ricky Martin, Dennis Yadiel Sanchez.
Ricky Martin akuzohet për “dhunë fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez dhe do të përballet me një gjykatë në Porto Riko, në 21 korrik.
Sipas gazetës “El Vocero”, Martin dhe nipi i tij kishin një lidhje 7-mujore dhe janë ndarë rreth dy muaj më parë. Ricky Martin nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe është parë shumë herë pranë banesës së nipit të tij./opinion/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...