Aktori Donald Veshaj i cili tashmë udhëheq emisionin “Më lër të flas” këtë javë të ftuar e ka pasur moderatoren Donja Mema e cila ndër të tjerash ka folur për shtatzëninë e saj.
Në bisedë e sipër Mema e ka pyetur aktorin në rast ka plane për ndonjë fëmijë.
“Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”-pyeti Dojna, ndërsa Donaldi ka habitur përsëri me përgjigjen e tij duke thënë: “Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.” Menjëherë përgjigja e tij është lidhur me djalin e Bora Zemanit, të cilin e ka nga lidhja me Dj Vin Velin.
Donaldi nuk ka folur më parë në lidhje me djalin e moderatores dhe pavarësisht as kësaj here se ai nuk përmendi emra, mimikat dhe përgjigja e tij u përkthyen nga fansat si një deklaratë e tij për Borën dhe djalin e saj.
Fragmenti është shpërndarë menjëherë nga fansat në rrjetet sociale, ku kanë shpërthyer edhe komentet. Pothuajse të gjithë komentuesit janë të të njëjtit mendim teksa etiketojnë Borën në seksionin e komenteve./arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur