Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e marrë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të vijuar me hapat e radhës në rrugën drejt integrimit në BE. Pas pranimit të propozimit francez në Kuvendin e RMV-së, Departamenti Amerikan i Shtetit, në një deklaratë për mediat, shprehet se ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.
Sipas asaj që ka deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në BE që përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe RMV-në do të jetë më i fortë dhe më i begatë.
https://twitter.com/SecBlinken/status/1548306461394026496?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1548306461394026496%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fmaqedonasit-pranuan-propozimin-francez-reagon-dash-be-me-shqiperine-e-rmv-ne-anetare-do-te-jete-me-e-forte%2F
Në reagim, DASH përmend po ashtu se i njeh kompromiset e vështira që Maqedonia e Veriut është dashur përpara për ta çuar përpara vendin në rrugën e integrimit, por shtohet se identiteti kulturor i vendit dhe gjuha maqedonase njihen dhe respektohen.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e marrë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të vijuar me hapat e radhës në rrugën drejt integrimit në BE. Ne i njohim kompromiset e vështira që janë bërë në këtë proces, që njohin dhe respektojnë identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një BE që përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe RMV-në do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha që të ndërtojmë momentum dhe të punojmë në hapat e ardhshëm.”/arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër