Në Pikën Kufitare të Morinës në 15-ditëshin e parë të korrikut është shënuar fluks i pushuesve nga Kosova, që edhe këtë sezon po zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
Edhe këtë të premte në orët e para të mëngjesit sipas burimeve kufitare kanë hyrë në territorin tonë mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës ndërkohe që ky fluks do të jetë edhe më i madh pasdite dhe në fundjavë. Shumë nga pushuesit e Kosovës thonë se këtë sezon çmimet e larta po ndikojnë edhe në kohën e qëndrimit të tyre në bregdet.
Në Morinë në ditët e zakonshme të javës veprohet me procedurë të përshpejtuar për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe janë në punë shtatë sportele ndërkohe që në fundjavë do të jenë pa kontrolle në kufi.
Këtë sezon ndryshe nga vitet e tjera në asnjë moment nuk janë shënuar radhë dhe pritje ne kufirin Shqipëri-Kosovë. /oranews/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...