Konfindustria vlerëson, se çmimet e larta të karburanteve kanë goditur industrinë e turizmit në pjesën e parë të sezonit turistik 2022.
Mbështetur në analizën e të dhënave të ardhura nga operatorët turistikë gjatë periudhës 10 qershor-10 korrik 2022 kemi një rënie mesatare prej të paktën 20% krahësimisht vitit pararendës, thuhet në njoftimin për media nga Konfindustria.
Sidomos rënia është e ndjeshme në turizmin e brendshëm.
Ndër shkaqet kryesore të rënies së numrit të turizmit sipas operatorëve renditet shtrenjtimi i ndjeshëm i karburanteve prej afër 40%.
Shkaqe të tjera janë rritja e përgjithshme e detyruar e çmimeve të: furnizimeve ushqimore, energjisë elektrike, fuqisë punëtore, etj.
Ndikim të ndjeshëm në rënien e flukseve turistike të huaja kanë dhënë edhe pasojat e luftës në Ukrainë si dhe konkurenca e fortë e ofertës turistike të vendeve fqinje sidomos Greqisë./arbresh.info/
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...