Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka dhënë një lajm të madh për të gjithë fansat e tij.
Këtë lajm ai e dha përmes një postimi në ‘Facebook’.
Me anë të një video shkroi se ‘Kosova Fighting Series’ po rikthehet me një edicion të ri dhe do të zhvillohet nga 1 gushti në Klan Arena, ku edhe reperi do të jetë pjesë e organizimit.
Përtej kësaj, reperi premtoi se do të ketë një surprizë të madhe që do ta inkuadrojë edhe atë.
Postimi i plotë:
“Ky sport më pëlqen shumë dhe Eventi mà i trentë këtë vjet organizohet prej Federatës MMA të Kosovës, @kosmmaf, dhe Kosova Fighting Series, @kfs_mma. Plus ka me pasë nji surprizë të madhe që kanë me e lajmërú së shpejti që më inkuadron edhe mú”.
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...