Policia e Kosovës po vazhdon me masat dhe veprimet policore në zbatim të planit operativ “Sezoni Veror 2022”, janë duke vazhduar dhe po realizohen në fusha të ndryshme, pjesë e këtyre veprimeve parandaluese dhe sensibilizimi janë edhe aktivitetet të shtuara në trafikun rrugor në parandalimin e ngasjes së mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Në zonës e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në të gjitha akset rrugore do të shtohen kontrollet, me theks të veçanet për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.
Përveç kontrolleve, matjeve me alkool-test dhe masave ndëshkimore, policia për pjesëmarrësit në trafikun rrugor po shpërndanë fletushka me porosi vetëdijesimi/sensibilizimi për rrezikun dhe pasojat e ngasjes se mjetit nën ndikim të alkoolit.
Policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, me qëllim që të mos rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit tjerë, të u përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin për sigurinë në trafik. /arbresh.info/

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fillon përgatitj...
Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbroj...
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...
Interi humb mbi 65 milionë euro pas eliminimit të hershëm ng...
Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë m...