“Squid Game” po vazhdon të thejë rekorde.
Seriali i famshëm i Netflixit u nominua për çmimin Emmy në kategorinë kryesore të dramës. Si rrjedhojë, “Squid Game” bëhet seriali i parë në gjuhën jo-angleze që nominohet në Emmy Awards, shkruan LA Times.
Seriali me skena brutale i krijuar nga regjisori koreano-jugor Hwang Dong-hyuk, sjell historinë e një grupi njerëzish që janë në vështirësi të mëdha financiare ndërsa konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për fëmijë për një çmim në para. Pas premierës së tij globale në shtator, zhurma ndihmoi që drama koreane të bëhej seriali më i suksesshëm i Netflixit ndonjëherë, sipas matjeve sekrete të vetë transmetuesit.
Fakti që një dramë koreano-jugore është e pranueshme për Emmy Awards, është në vetvete një shenjë e ndryshimeve në industri. Çmimet Emmy nderojnë arritjet në televizionin amerikan, por përhapja e transmetimit i ka bërë programet në gjuhën jo-angleze më të aksesueshme për audiencën amerikane se kurrë.
Historikisht, producentët dhe rrjetet televizive amerikane e kanë fokusuar zhvillimin e tyre origjinal të programimit në audiencën amerikane anglishtfolëse. Por aspiratat globale të shërbimeve të transmetimit me bazë në ShBA i kanë mjegulluar këto linja. Nevoja për të tërhequr tregjet anembanë botës ka bërë që kompanitë të zgjerohen në prodhime ndërkombëtare në gjuhë të huaja, gjë që ka kontribuar gjithashtu që biblioteka të jetë në dispozicion të abonentëve të tyre amerikanë.
Për shkak se “Squid Game” është një prodhim ndërkombëtar i krijuar për Netflix me bazë në ShBA me qëllim që të shfaqet në ShBA (si pjesë e publikimit të tij global), ai kualifikohet. /arbresh.info/
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...