Drita Ziri rrëmben kurorën e Miss Shqipëria 2022.
Më e bukura mes vajzave shqiptare u përzgjodh mbrëmjen e kësaj të diele në eventin më të madh dhe jetëgjatë të bukurisë Miss Shqipëria 2022.
Nga kalaja madhështore e Porto Palermos në Himarë, 27 vajza finaliste garuan mes tyre për të rrëmbyer kurorën.
Edhe edicioni i 24-t i Miss Shqipëria mbajti vulën e producentit Petri Bozo, i cili kishte kuruar gjithçka në detaje. Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori” ky event ndërthur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë.
Në natën përmbyllëse nuk munguan surprizat dhe të ftuarit, duke elektrizuar një nga vendet më ekzotike të rivierës shqiptare. Spektakli u transmetua live në Tv Klan Plus./tvklan.al
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...