Këngëtari Big Basta ka folur ditën e sotme në takimin e zhvilluar virtualisht nga ish-kryeministri Sali Berisha me diasporën shqiptare.
Gjatë fjalës së tij në ‘foltoren’ virtuale, ai tha se në vend ka artistë që nuk mbyllnin dot shpenzimet mujore, e për këtë arsye ai vendosi që të emigronte nga vendi.
“Edukimi i fëmijës tim ishte arsyeja pse zgjodhëm të emigronim në Zeleandën e Re. Një tjetër arsye që jam larguar është që kam investuar më shumë se gjysmën e viteve të jetës sime në muzike dhe po shoh tani që lufta për të drejtën e autorit është tashmë e humbur. Më vjen keq që sa herë një politikan publikon një libër me ideologji apo kujtime merr të ardhura nga e drejta e autorit, por sa herë një muzikant krijon duhet të përfitojë sa më shpejt nga çfarë t’i dalë më parë.
U frymëzova shumë nga artistët e vjetër të cilët me zor nxjerrin shpenzimet mujore për familjet e tyre dhe pashë veten time në të njëjtin pasqyrim. Kapa trenin e fundit për të investuar për të ardhmen e vetes time dhe familjes time. Prandaj me përulje ju lutem që kjo e drejtë autoriale apo pronësi intelektuale të jetë në plan kryesor me ardhjen e PD-së në pushtet”, tha ai./gsh/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur