Numri i pushuesve me Covid-19 që i drejtohen qendrave shëndetësore verore në plazhet e Durrësit është rritur ndjeshëm.
Brenda katër ditëve vetëm në një qendër shëndetësore janë regjistruar 37 raste pozitive.
Grupmoshat më të prekura sipas mjekëve janë të rinjtë, ndërsa krahas Covidit, pushuesit marrin trajtime edhe për probleme të tjera shëndetësore që hasin gjatë pushimeve.
Krahas atyre ekzistuese, në Durrës funksionojnë katër qendra shëndetësore verore të cila janë të pajisur me bazën materiale e mjekësore të duhur, për t’i dhënë ndihmën e parë pushuesve.
Qendrat shëndetësore verore do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave turistike.
Ato do të jenë të hapura deri më 15 Shtator, periudhë e cila përkon me përfundimin e sezonit.Tv Klan
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...