Reperi i njohur, Kanye West është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për përdorimin e një mostre në një këngë nga albumi i tij “Donda 2”.
45-vjeçari u akuzua në një padi të ngritur të mërkurën në gjykatën federale të New Yorkut për përdorimin e një mostre nga kënga e vitit 1986 e Marshall Jefferson “House Move Your Body”, e njohur si “The House Music Anthem”, pa leje paraprake ose pa paguar kompensim në këngën e tij “Flowers”.
Mostra ‘përsëritet të paktën 22 herë gjatë gjithë këngës’, sipas një ankese të paraqitur nga botuesi i Jefferson’s Ultra International Music Publishing në Gjykatën e Qarkut të SHBA në New York.
Jefferson, 62 vjeç, shkroi dhe performoi “Move Your Body” që arriti në pozitën e 34 në tabelën e shitjeve të këngëve në “Billboard” në gusht 1986.
“Move Your Body” u bë fillimisht i njohur në qytetin e lindjes së Jefferson, Çikago, përpara se të publikohej nga Trax Records në korrik 1986./abcnews.al

Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur