Mijëra njerëz kanë marshuar në qytetin gjerman të Mynihut për t’i nxitur udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve të industrializuara që do të mbërrijnë në Gjermani për një samit për të bërë më shumë për të zbutur krizën klimatike.
Organizatorët, të cilët përfshijnë rreth 15 organizata joqeveritare, kanë deklaruar se rreth 6 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protest, transmeton portal arbresh.info
“Ne kemi vetëm një planet”, shkruhej në një pankartë.
“Shpëtoni botën, jo prapanicën tuaj”, shkruhej në një tjetër.
Megjithatë, policia ka theksuar se vetëm 4 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protest.
Mes turmës në protestë, Illayda, një 21-vjeçare që nuk dha emrin e saj të dytë, tha se duhet të shqetësohemi më shumë për ndryshimin e klimës.
“Vendet e G7 janë përgjegjëse për një të tretën e emetimeve të gazeve serrë, ndërsa ato përfaqësojnë vetëm një të dhjetën e popullsisë së botës,” tha anëtari i ri i Fondit Botëror të Kafshëve të Egra.
Udhëheqësit e G7 – nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia – pritet të fillojnë të mbërrijnë në Gjermani të shtunën pasdite dhe do të trajtojnë çështje të tilla si pushtimi i Rusisë në Ukrainë, kriza klimatike, energjia dhe kriza e afërt e ushqimit.
“Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës ka gjithashtu një ndikim këtu,” tha kancelari gjerman Olaf Scholz në podkastin e tij video të shtunën duke iu referuar rritjes së çmimeve për sendet ushqimore, gazin dhe energjinë.
Kancelari gjerman tha se liderët e G7-tës do të diskutojnë situatën aktuale të shkaktuar nga lufta “dhe në të njëjtën kohë do të sigurojnë që ne të ndalojmë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu”.
Samiti i G7 do të zhvillohet në Elmau të Bavarisë nga e diela deri të martën.
Pas përfundimit të takimit, udhëheqësit e 30 vendeve në aleancën e NATO-s do të mblidhen më pas për samitin e tyre vjetor, i cili do të mbahet nga e mërkura deri të enjten në Madrid./trt/arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë