Zyrtarët thonë se me këto kapacitete është e pamundur të ruhen pyjet Dëmtimi i pyjeve po ndodh pamëshirshëm në Kosovë. Inspektorati i Agjencisë Pyjore të Kosovës ka mjaft të dhëna rreth këtyre dëmeve.
Numri i vogël i rojeve të pyjeve dhe kompetencat e përziera e bëjnë të vështirë ruajtjen e pijeve, raporton RTK.
Ndryshimet në ligjin për pyjet mund të japin shpresë për ta përmirësuar këtë situatë.
Prerja ilegale e pyjeve nuk është dukuri e rrallë në Kosovë. Zyrtarët shtetëror thonë se kanë identifikuar keqbërësit, por ata nuk po e marrin dënimin e merituar.
Inspektorët nga Agjencia e Pyjeve thonë se ky është një nga rastet kur mali dëmtohet pamëshirshëm.
Besim Zogu, Drejtori e Inspeksionit në Agjencinë Pyjore, thotë për RTK se rojat e pyllit kanë lëshuar edhe gjoba për këtë krim mjedisor.
Me ndryshimet ligjore që planifikohen të ndodhin në Kuvend, Agjencia e Pyjeve i merr përgjegjësitë e ruajtjes së pyjeve.
Ndihmë në menaxhim të pyjeve po japin edhe organizatat ndërkombëtare, por edhe ekspertë nga FAO – Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
Ministria e Bujqësisë po punon në hartimin e strategjisë afatgjate të mbrojtjes së pyjeve.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...