Një thatësirë në rritje po prek edhe Italinë dhe rajonet në veri po kërkojnë që shteti të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Ministri i Bujqësisë në Itali, Stefano Patuanelli, ka këtë fundjavë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është “e pashmangshme”, shkruan agjencia e lajmeve “Ansa”, transmeton portal arbresh.info
Çështja do të diskutohet nga krerët rajonalë me qeverinë në një takim në Romë javën e ardhshme.
Në pjesë të ndryshme të Mesdheut, nuk ra shi për rreth katër muaj. Lumi Po ka nivelin më të ulët të ujit në 70 vitet e fundit. Mungesa e ujit mund të ndikojë në të korrat më të varfra në Piemonte, Lombardi dhe Emilia-Romagna.
Në shumë vende të Italisë, rezervuarët e ujit janë bosh dhe cisternat përdoren për të transportuar ujin.
Megjithatë, në disa vende, uji mund të përdoret vetëm për të pirë ose për aktivitete të nevojshme.
Industria e qumështit është prekur gjithashtu dhe për shkak të nxehtësisë së pazakontë dhe mungesës së foragjereve, lopët prodhojnë deri në 10 për qind më pak qumësht.
Europa në përgjithësi është përfshirë nga temperatura të larta. Në Spanjë temperaturat kanë arritur deri në 50 gradë./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...