Veteranët protestues kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë së Kosovës tek hyrja e Kuvendit, por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë, shkruan arbresh.info.
“Ruani qetësinë, institucionet janë tonat, policia është e jona”, deklaroi Jashari para protestuesve duke i lutur të mos i afrohen kordonit të policisë.
Veteranët e UÇK-së për më shumë se shtatë orë po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës.
Ata duan tërheqjen e ligjit për lartësinë e pagës minimale, pasi kaloi në lexim të parë.
Ata e konsiderojnë të jashtëligjshëm miratimin e këtij ligji pa përfshirjen edhe të pensioneve të tyre./arbresh.info/
LEXO EDHE
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend