Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku u ka reaguar keq disa nga veteranëve protestues, të cilëet gjatë protestës nisën thirrje kundër kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Vetëvendosje.
Klinaku u ka kërkuar atyre të mos e prishin protestën, pasi aty janë për të drejtën e veteranëve dhe as për pozitën e as për opozitën, shkruan arbresh.info.
“Mos boni hajgare, mos e prishni protestën. S’jam as me pozitën e as me opozitën. Jam për të drejtën e veteranëve. Protestën mos e prishni”, u shpreh i revoltuar Klinaku.
Ndryshe, Klinaku sot ka thënë para protestuesve se kanë pranuar një ftesë zyrtare për takim nesër me kryeministrin Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati dhe një anëtar të Komisionit për Buxhet dhe Financa./arbresh.info/
LEXO EDHE
Klinaku: Kemi marrë ftesë për takim me Kurtin nesër në orën 09:00 – Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...