Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se do të ndërtonte kapanone të përkohshme përgjatë kufirit me Ukrainën, duke përfshirë Poloninë, në një përpjekje për të ndihmuar në eksportimin e grurit nga vendi i shkatërruar nga lufta, sipas The Guardian.
“Unë jam duke punuar ngushtë me partnerët tanë europianë për të nxjerrë në treg 20 milionë tonë drithë që janë bllokuar në Ukrainë për të ndihmuar në uljen e çmimeve të ushqimeve. Nuk mund të eksportohet përmes Detit të Zi sepse do të hidhet në erë. Kështu që ne do të ndërtojmë kapanone të përkohshme, në kufijtë e Ukrainës, përfshirë Poloninë,” tha Biden.
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, për shkak të bllokadave të porteve të saj në Detin e Zi, janë bllokuar më shumë se 20 milion ton grurë.
Gjithashtu rreth 84 anije të huaja janë ende të bllokuara në portet e Ukrainës shumë prej të cilave kanë ngarkesa gruri në bord./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje