Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin iranian, Ebrahim Raisi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bisedimet mbuluan tema në fushën e marrëdhënieve dypalëshe midis Rusisë dhe Iranit, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Në takim u diskutua edhe për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe u theksua se “përpjekjet diplomatike duhet të vazhdojnë për këtë çështje në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare”.
Të dy liderët prekën çështjet e stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe u konfirmua mbështetja për formatin e Astanës, Türkiye (Turqi) Rusi dhe Iran për zgjidhjen e çështjes siriane.
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...