Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar në Roterdam të Holandës që të mbështetet Kosova në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai këtë thirrje e ka bërë gjatë një adresimi në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe LDK,shkruan arbresh.info.
“Kosova ka aplikuar këtë muaj për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ftoj çdo anëtar të EPP-së që ta mbështesë aplikimin tonë”, është shprehur Abdixhiku.
Ai po ashtu ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku ka shtuar se ky proces të përfundojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, derisa në fjalimin e tij ka përmendur se për kosovarët ende nuk janë të liberalizuara vizat./arbresh.info/

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...