Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord, përcjell arbresh.info.
Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, Ambasadori shqiptar i UEFA Conference League, Lorik Cana, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdiu, si edhe drejtues e anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Në një atmosferë të shkëlqyer dhe tejet të ngrohtë, Presidenti Duka ka falënderuar UEFA-n për besimin që i dha FSHF-së si partner zyrtar i finales së Conference League, teksa ka vlerësuar edhe mbështetjen e qeverisë dhe Kryeministrit Rama për organizimin sa më të mirë të kësaj ndeshjeje historike ndërkombëtare, AS Roma-Feynoord, e para e këtij niveli që zhvillohet në vendin tonë.
Përveç zyrtarëve më të lartë të UEFA-s këtij takimi iu bashkuan edhe legjenda e Romës, Françesko Totti, dhe ish-futbollistët e famshëm Luigi Di Biagio, Aldair Nascimento dos Santos, Vincent Candela. /arbresh.info/

Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...
Hamza takon veteranët e UÇK-së: Do t’i rrisim për 50% pensio...
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...