Këtë javë mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me javën që po lëmë pas.
Të martën dhe të premten parashihen vranësira të dendura të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.
“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...