Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë në manifestimin ku u prezantuan disa nga avionët dhe pajisjet tjera ushtarake të ushtrive të vendeve aleate pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake “Quick Response 22” ose “Swift Response 22”, si më e madhja e realizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.
Ngjarja, ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar Kate Marie Byrnes dhe Rachel Galloway, si dhe përfaqësues të lartë të ushtrive pjesëmarrëse, ishte e hapur për publikun që kishin mundësi nga afër të shikojnë performancën e avionëve të paraqitur dhe pajisjeve të tjera ushtarake.
“Quick Response 22” zbatohet në tre rajone: në rajonin e Arktikut, Ballkanit dhe Baltikut dhe përfshin rreth 4.600 trupa nga 8 vende të ndryshme aleate. Maqedonia e Veriut, si mikpritëse e një stërvitje të madhe dhe komplekse të NATO-s, tregon edhe një herë se aftësitë tona të ushtrisë janë të gatshme dhe operacionale për t’iu përgjigjur operacioneve si të gjitha ushtritë tona aleate”, tha Kovaçevski në fjalimin e tij.
Stërvitja, thotë ai, demonstron plotësisht kapacitetet dhe aftësitë e qendrës stërvitore Krivollak.

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...