Një xhami e lidhur me Unionin Turko-Islamik të Çështjeve Fetare (DITIB) në provincën verilindore të Francës, Metz, mbrëmë ishte cak i një sulmi, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhamia u dëmtua nga zjarri që shpërtheu pasi persona të panjohur hodhën tre kokteje molotov në muret e xhamisë.
Duke folur për AA, Ali Durak, kryetar i shoqatës së xhamisë, tha se xhamia u shpëtua nga djegia e plotë në momentin e fundit.
“Nuk e prisnim një sulm të tillë,” tha ai, duke shtuar se shoqata është në ndërveprim të vazhdueshëm me komunitetin lokal.
Durak tha se xhamia u sulmua për herë të parë, duke vënë në dukje se zyrtarët lokalë i kontaktuan menjëherë pas sulmit.
Ndërkohë, Komiteti Koordinues i Shoqatave Muslimane Turke (CCMTF) tha në një deklaratë se incidentet kundër muslimanëve, incidentet raciste dhe ksenofobike, janë në rritje në vend.
Në deklaratë theksohet se sulmi i fundit lidhet me islamofobinë, që u bë më e dukshme gjatë zgjedhjeve presidenciale.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...