Radio Polonia në edicionin e gjuhës ukrainase, ka raportuar se si Polonia ka dërguar në Ukrainë mbi 200 tanke të tipit T-72, dhe një sasi të madhe të ndihmës tjetër ushtarake.
Sasia e tankeve T-72 që Polonia i ka dërguar në Ukrainë, është e mjaftueshme për formimin e dy brigadave me mjete të blinduara, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, në pakon e ndihmës ushtarake gjenden edhe dhjetëra mjete tjera të blinduara dhe shumë predha anti-tank, merr vesh IAR.
Deri më tani Polonia në Ukrainë ka dërguar pajisje ushtarake në vlerë prej 1.5 miliard euro. Përveç tankeve, Polonia ka dërguar edhe raketa për aeroplanë luftarakë MiG-29 dhe Su-27.
Ndryshe nga pajiset e rënda ushtarake, në Ukrainë kanë arritur edhe dronët polak të prodhuar nga kompania WB Electronics që mund të përdoren për aktivitete mbikëqyrje.
Nga arsenali polak, ukrainasit kanë marrë edhe sisteme kundërajrore, që sipas informacioneve jozyrtare tashmë janë përdorur në rrëzimin e helikopterëve rusë.
Ndërkaq Republika Çeke më herët ka dërguar në Ukrainë tanke T-72. /Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës