Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në La Liga.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar në fitoren e rëndësishme të regjistruar sonte nga Mallorca.
Mallorca fitoi si vendase 2:1 ndaj Deportivo Alavesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të.
Goli i shënuar nga Vedat Muriqi në fundin e pjesës së parë (45+4’), doli të jetë edhe goli i fitores.
Paraprakisht për vendasit kishte shënuar Abdon Prats (11’). Antonio Raillo (autogol – 73’) shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Mallorca pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe kalon nga pozita e 18-të në pozitën e 16-të, duke u larguar kështu nga zona e rrezikshme.
Kurse, Deportivo Alaves pozicionohet i fundit (20) me 25 pikë.
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar