Erik ten Hag pritet të jetë trajneri i ri i Manchester Unitedit
Sipas gazetarit dhe ekspertit të merkatos, Fabrizo Romano, marrëveshja mes palëve është në fazën finale.
Bordi i klubit anglez dhe Erik ten Hag thuhet se tashmë kanë rënë dakord thuajse për çdo gjë, përfshirë edhe strategjinë e transferimeve për afatin kalimtar të verës.
Pika e fundit që do të diskutohet para zyrtarizimit të marrëveshjes lidhet me klauzolën e trajnerit holandez.
52-vjeçari në kontratën me Ajaxin ka një klauzolë largimi prej 2 milionë eurove.=
Erik ten Hag pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Nuk përjashtohet as opsioni që ai të nënshkruajë deri më 2025, por të përfshihet opsioni për të vazhduar edhe për një tjetër vit.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri