Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, që është bërë sot në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai sulmuesit i ka quajtur si grupe kriminale, dhe ka shtuar se ky sulm ka ndodhur derisa zyrtarët policor po e kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat, sipas tij, janë mbyllur, shkruan arbresh.info.
“Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur”, ka thënë ministri.
Tutje, ai ka treguar gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë, dhe se ai sot ka vizituar pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, po ashtu edhe Shaptej, vend ky ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm.
Më tej, ai ka shtuar se do të vazhdojnë të luftojnë më përkushtim maksimal grupet kriminale që cënojnë sigurinë e Kosovës.
“Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tone”, ka përfunduar Sveçla.
Reagimi i Ministrit:
Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur.
Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.
Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda. Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.
Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tonë. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit