Manchester United janë rikthyer te fitoret në Ligën Premier, pasi kanë mposhtur Norwich Cityn me rezultat 3-2.
Ka qenë një ndeshje ku Djajtë e Kuq kanë shkëlqyer falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos që realizoi het-trick në këtë sfidë.
Vetëm pas shtatë minutave lojë, Ronaldo kaloi Djajtë e Kuq në epërsi pas golit të shënuar nga afërsia për 1-0 ku u asistua nga Elanga.
Në minutën e 32-të, Cristiano Ronaldo u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë, ku realizoi me kokë pas asistimit nga Alex Telles.
Krejt në fund të pjesës së parë, Norwich ngushtoi epërsinë me golin e Dowell për 2-1.
Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për mysafirët, kur në minutën e 52-të, Pukki realizoi për të barazuar rezultatin në 2-2.
Legjenda portugeze, Cristiano Ronaldo u përkujdes për fitoren e Djajve të Kuq duke realizuar një gol të mrekullueshëm në minutën e 76-të nga gjuajta e lirë për 3-2.
Deri në fund mysafirët tentuan të bënin diçka më shumë, por rezultati mbeti i pandryshuar.
United me këtë fitore kalojnë në vendin e pestë me 54 pikë të grumbulluara, derisa Norwich City mbetet e fundit në tabelë me 21 pikë.
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten