Qeveria Federale e Gjermanisë do të pezullojë përgatitjen e katër projekteve të infrastrukturës për entitetin Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, në shumën prej 105 milion euro, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës për Radion Evropa e Lirë.
Informacioni iu përcoll kësaj ministrie nga Ambasada e Gjermanisë në Bosnje e Hercegovinë.
Në letër thuhet se projektet do të pezullohen derisa të hiqen vendimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, të 10 dhjetorit 2021 dhe 10 shkurtit 2022, si dhe deri në përfundimin e bllokadës aktuale të institucioneve shtetërore.
Bëhet fjalë për vendimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe për të ashtuquajturin transferim të kompetencave nga shteti në nivel entiteti dhe vendimi dhe për miratimin e Ligjit për pasurinë e paluajtshme, e cila shfrytëzohet për funksionimin e autoriteteve publike në Republikën Serbe.
Ligji u pezullua me një vendim nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, më 12 prill, sepse, sipas ligjit aktual, njësitë nuk mund të menaxhojnë pronën shtetërore.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska vendosi që qeveria e këtij entiteti ka gjashtë muaj afat për të paraqitur në parlament ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, ligjin për akcizat, ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Serbe, si dhe ligjet për mbrojtjen dhe sigurinë.
Këto janë kompetencat e shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, për të cilat Republika Serbe pretendon në mënyrë të paarsyeshme se duhet të jenë në juridiksionin e entitetit. Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk e lë një mundësi të tillë.
Veprimet në entitetin Republika Serbe, për të krijuar institucione paralele, janë dënuar njëzëri nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Politikanët nga Republika Serbe kanë bllokuar institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës që nga fundi i korrikut 2021, kur ish-Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko miratoi amendamentet në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës dhe vendosi se ishte krim mohimi i gjenocidit, si dhe i aktvendimeve për krime të luftës të sjella në Gjykatën Ndërkombëtare e Hagës dhe nga gjykatat vendore të Bosnjë e Hercegovinës.
Për çfarë projektesh bëhet fjalë?
Siç thuhet, bëhet fjalë për projektet Rehabilitimi i HE Trebinje IV, Rehabilitimi i HE Trebinje faza III, Ferma me erë Hërgud dhe Furnizimi i ujërave të zeza Gradishka.
Qeveria Federale e Gjermanisë, siç theksohet në letër, qëndron fuqishëm në anën e Bosnjë e Hercegovinës dhe është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin dhe të intensifikojë mbështetjen për proceset e afrimit të Bosnjë e Hercegovinës kah Bashkimi Evropian.
Gjithashtu, siç u tha, qeveria federale do të kundërshtojë me vendosmëri çdo destabilizim politik dhe ekonomik të Bosnjë e Hercegovinës, përmes aspiratave separatiste.
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...