Në dhomën e gjumin mund të ndodhen shumë objekte që tërheqin pluhur.
Ndërsa shumë mund të mendojnë për komodinat ose krevatin që konsiderohet burim papastërtie, ekziston gjithashtu një artikull që ne shpesh e anashkalojmë që konsiderohet më i ndotur se të gjithë të tjerët, transmeton portal arbresh.info
Mund t’ju habisë, por gjëja më e ndotur në dhomën e gjumit është llamba e natës.
Llambat që i mbajmë shpesh pranë shtratit mbledhin më së shumti grimca pluhuri dhe shumë bakterie të tjera që nuk i pastrojmë sa duhet.
Sipas The Sun, ekspertët rekomandojnë se llamba e natës në dhomën e gjumit duhet të pastrohet të paktën një herë në javë, pasi ajo rrit rrezikun për alergji dhe infeksione.
Në varësi të materialit nga i cili është bërë llamba, mund ta pastroni me pastrues xhami, një leckë të lagur, një tretësirë uji dhe sode buke ose edhe me fshesë me korrent.
Gjithashtu, në disa raste, mund të përdoret një tharëse flokësh e vendosur në shpejtësinë maksimale ose një rul ngjitës flokësh që e përdorim shpesh për rroba./arbresh.info/
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...