Policia e Dibrës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve. Në pranga është vënë F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa).
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Nightëalker”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër.
Zbardhen tre vjedhje të ndodhura më parë, kapet dhe ndalohet një 26 vjeçar, i dyshuar si autori i këtyre vjedhjeve.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me DVP Dibër, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i punës së mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Nightëalker”, në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari, është autori disa vjedhjeve.
Ky shtetas gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa)
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...