Pesë persona janë lënduar në një aksident në Gllarevë, të Klinës.
Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur pak minuta pak para orës 15:00.
“Aksidenti është shkaktuar ndërmjet dy veturave. Pesë të lënduarit janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Klinë”, deklaroi Gashi.
Portali arbresh.info merr vesh se katër të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës, por janë jashtë rrezikut për jetë./arbresh.info/
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...