Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është aktivizuar kundrejt incidentit të sotëm në derbin e zhvilluar në Gjilan, duke thirrur Këshillin për Parandalimin e Dhunës në Sport.
“Ne si tifogrup me përgjegjësi i jemi përgjigjur thirrjeve për konsultime vazhdimisht nga ky Këshill dhe kemi paraqitur ankesat e rekomandimet tona për evitimin e akteve me elemente të dhunës, këto rekomandime gjenden në procesverbalet dhe audio incizimet e ministries”, thuhet në reagimin e Skifterave, shkruan arbresh.info.
Ata thonë se kanë kërkuar në takime e publikisht intervenim në infrastrukturën e nevojshme në stadium.
“Ne do të vazhdojmë të jemi kontribues në kultivimin e frymës dhe animit korrekt tifozerik ashtu siç ndër vite kemi kontribuar në pranimin dhe vlerësimin e drejt të futbollit kosovar edhe nga Uefa dhe Fifa. Ministrisë së Sportit i kërkojmë kushte që parandalojnë aktet vandale, jo mekanizma diskutues nëpër tryeza në të cilat vetëm zgjidhjet nuk prodhohen”, thuhet në reagimin e Skifterave./arbresh.info/

Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa