Ambasadori gjerman dhe ajo franceze, vizitojnë pikën kufitare në Merdare

13:21 | 3 Prill 2022
A Z

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë ,Marie-Christine Butel, kanë vizituar sot pikën kufitare në Merdare.

Rohde  ka shkruar se ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.

“Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar Rohde në Twitter./arbresh.info/